Legjenda e Barcelonës, Xavi, ka dhuruar një milion euro për spitalin kryesor në Barcelonë, në mënyrë që të ndihmojë në luftën kundër koronavirusit.
Klinika Spitalore në Barcelonë është duke trajtuar pacientë të infektuar me virusin Covid-19, si dhe është duke bërë kërkime për ta gjetur kurën për këtë virus, transmeton Gazeta Express.
Spitali ka kërkuar publikisht ndihma në mënyrë që të blihen pajisjet e nevojshme mjekësore, si respiratorë dhe që stafi mjekësor aty të mundë të pajiset me mjetet e nevojshme mbrojtëse.
Trajneri aktual i Al Saddit dhe ish-mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Xavi, dhe bashkëshortja e tij Nuria Cunillera, që është gazetare, kanë dhuruar para për t’i ndihmuar këtij spitali.
Xavi Hernandez i Núria Cunillera han fet una donació d'1M d'€ al #CLÍNIC per fer front a la #COVID19. Moltes gràcies per la vostra aportació i suport al projecte #RespostaCoronavirus.
Entre tots ho aconseguirem! ???????? pic.twitter.com/WQZYrX0YJu
— Hospital CLÍNIC (@hospitalclinic) April 4, 2020
Ky donacion i Xavit vjen pasi edhe ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, dhe ish-bashkëlojtari i tij në Camp Nou, Lionel Messi, i dhuruan nga 1 milion euro për të njëjtën spital muajin e kaluar.