-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Xavi bëhet pishman, dëshiron të mbetet te Barcelona – fati në duart e Laportas

Xavi Hernandez raportohet se ka ndryshuar mendje sa i përket të ardhmes së tij.

Sipas gazetarit të njohur nga “TV3”, Xavi Torres, trajneri spanjoll tani dëshiron që të qëndrojë te Barcelona.

Xavi thuhet se këtë ia ka konfirmuar personave të tij të afërm në ditët e fundit.

44-vjeçari kishte njoftuar më herët se do të largohet në fund të sezonit aktual, pavarësisht se ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Tani, gjithçka është në dorën e presidentit, Joan Laporta, i cili do të merr vendimin final.

Mbetet të shihet nëse Laporta do të respektojë vendimin e ri të Xavit, apo do të ndërpresë përfundimisht bashkëpunimin me të në fund të këtij sezoni.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img