Xabi Alonso pritet të emërohet së shpejti trajner i ri i Bayer Leverkusen. Skuadra e madhe gjermane do të shkarkojë sot trajnerin aktual, Gerardo Seoane.
Humbja me Porton i ka kushtuar me punë trajnerit zvicëran.
Raportohet se Alonso ndodhet në Gjermani ku po diskuton detajet e fundit me “farmacistët”.
Ish-ylli spanjoll një pjesë të karrierës e kishte zhvilluar në Gjermani si futbollist i Bayern Munchen./Prishtinapress/