0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

WOW 2 VITE MAGJI ME GALERIA SHOPPING MALL

Magjia e tetorit në GALERIA Shopping Mall vjen me një frymë krejtësisht ndryshe! Festë, zbritje dhe befasi nga më të ndryshmet për të gjithë vizitorët. Tetori është muaji jo vetëm i Galerisë, por i të gjithë atyre që janë vizitorë dhe konsumatorë besnikë të qendrës GALERIA Shopping Mall në Prizren.

Pavarësisht sfidave të pandemisë globale që ka prekur edhe vendin tonë e veçanërisht bizneset private, GALERIA Shopping Mall vazhdon të operoj suksesshëm duke ofruar një ambient të sigurtë dhe modern për vizitorët, dhe duke qëndruar si vlerë e shtuar dhe qendër rekreative jo vetëm për qytetin e Prizrenit por për gjithë Kosovën. Mbi 120 dyqane brende ndërkombëtare dhe vendore: kafiteri, restorante, kënde të ushqimit dhe argëtimit, sa janë gjithsej në GALERIA Shopping Mall plotësojnë nevojat, kërkesat dhe dëshirat e çdo blerësi.

GALERIA Shopping Mall si biznes i ri, i projektuar me kujdes të shtuar dhe profesionalizëm, operon me një vizion të fuqishëm duke krijuar mundësi fitimprurëse për qiramarrësit, dhe destionacion që përmbushë kërkesat e konsumatorit duke ofruar rehati gjatë blerjeve dhe po ashtu eksperiencë unike argëtimi.

Duke i qëndruar misionit të saj për zhvillim, GALERIA Shopping Mall ka ndikuar në ngritjen ekonomike të rajonit të Prizrenit me rritje të numrit të punësuarve deri në 1200 puntorë në sektorë të ndryshëm. Ky fakt e bën edhe më të rëndësishme funksionimin e një qendre tregtare moderne në qytetin historik të Prizrenit.

Përveç përzgjedhjes së madhe të bizneseve ndërkombëtare, si: Cineplexx, AZTECH Electronics, Rossman, Intersport, Guess, LC Waikiki, De Facto, New Yorker, Timberland, GALERIA ka përkrahur edhe biznese të reja: punimet tradicionale; femrat në biznes – punëdore Egzona Krasniqi dhe start-up filigrani Durim Haxhifazliu.

GALERIA Shopping Mall ka organizuar një sërë aktivitetesh ku janë përfshirë të gjitha kategoritë e komuniteteve me evente kulturore dhe sportive, duke përcjell në këtë mënyrë te vizitorët përvojë unike dhe ndryshuar eksperiencën e blerjeve. Veç kësaj ka përkrahur dhe është sensiblizuar me klasa të ndryshme të shoqërisë gjatë dy viteve sfiduese me pandeminë që ka prekur të gjitha shtresat shoqërore.

GALERIA Shopping Mall falënderon vizitorët besnik për zgjedhjen si destinacionin e preferuar dhe vendtakim familjarë. Një muaj festë me plot oferta, zbritje në të gjitha kategoritë dhe befasi pafund vetëm për plotë 2 vite me GALERIA. Magjia festive fillon me 1 tetor dhe gjatë tërë muajit sjell së bashku me ju gëzim në qendrën tonë.

Ju mirëpresim për të festuar plotë 2 vite me GALERIA në Prizren!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img