Site icon PrishtinaPress

Wolves kërkon shpjegime nga federata për golin e anuluar në ndeshjen me Liverpool

Wolves kanë bërë ankesë me shkrim tek FA për të kërkuar shpjegim për golin e anuluar të Toti Gomes në barazimin e tyre kundër Liverpool të shtunën në Anfield

Gomez dukej që ka shënuar një gol në minutat e fundit të ndeshjes kundër Liverpoolit në rrethin e tretë të Kupës FA, pasi që ai goditi topin duke shënuar nga afërsia. Megjithatë, gjyqtari anësor ngriti flamurin e tij dhe pas një kontrolli në VAR goli u tha që është offside pavarësisht së kamerat tregonin qartë që gjyqtarët ishin gabim. Në asnjë kënd kamerat televizive nuk tregonin që futbollisti i Wolves është offside, por u tha që Matheus Nunes ishte jashtë pozitës dhe për këtë gjyqtari anësor e ngriti flamurin. Julen Lopetegui ishte tepër kritik ndaj zyrtarëve pas ndeshjes dhe e quajti këtë vendim “pamundshëm” dhe të “gabueshëm. Trajneri i Wolves tani ka treguar se klubi ka bërë një ankesë me shkrim në FA për këtë incident dhe është duke pritur shpjegime nga trupi qeverisës.

“Natyrisht, i kam parë imazhet në internet dhe e kam dhënë mendimin tim, ne kemi dërguar komentet tona në FA dhe po presim për një shpjegim. Kemi biseduar pas ndeshjes dhe tani kemi dërguar komentet tona por është e qartë që diçka ka ndodhur”, tha Lopetegui në konferencë për shtyp.

Nëse goli nuk do të anulohej, Wolves kishin kaluar në rrethin tjetër. Interesante është së edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp po ashtu ka pranuar që ai ka menduar që goli është i rregullt dhe ishte i befasuar që u anulua. Dy skuadrat do të luajnë përsëri në Molineux për të vendosur se kush do të kalojë në rrethin e katërt të kësaj ndeshje.

Futbollistët e Lopeteguit pritet që të luajnë tri ndeshje brenda një jave. Ata përballën me Nottingham Fores në Carabao Cup të mërkurën para se ta presin West Hamin në Premier Ligë të shtunën dhe pastaj, më 17 janar pritet ta luajnë ndeshjen e dytë kundër Liverpoolit.

Exit mobile version