Kompania ajrore e fluturimeve “Wizzair” ka inauguruar fillimin e operimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Wizzair” e cila është një prej kompanive më të mëdha në Evropë që operon me kosto të ulët, do të ofrojë shërbime me çmime promovuese.
Në konferencën për media menaxherja e komunikimeve në “Wizzair”, Sorona Ratz, tha se linja e re ofron shërbime 19.99 euro për Budapest, kurse nga 22 qershori i këtij viti nisin fluturimet për Londër me çmime prej 39.99 euro.
Edhe kryeshefi Haldun First Kokturk, kryeshef ekzekutiv në Aeroportin e Prishtinës, duke vlerësuar lart këtë linjë të re me çmime të ulëta, tha se kjo do të nxisë që edhe agjencitë e tjera që operojnë në këtë aeroport, t’i balancojë shërbimet me çmime më të lira.