1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Wisner: Kosova nuk ka nevojë për njohjen e Serbisë

Ish-përfaqësuesi special i SHBA-së për negociatat për Kosovën, Frank Wisner, ka thënë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pse të përfshijë njohje reciproke, sepse edhe pa të Kosova dhe Serbia mund të bashkëpunojnë në shumë fusha.

Wizner beson se Kosova dhe Serbia mund të jetojnë pa njohje reciproke dhe e sheh një marrëveshje të tillë si “rrugë përpara”.

“Unë shoh një zgjidhje të pjesshme dhe kjo është nëse të dyja palët mund të bien dakord të jetojnë pranë njëra-tjetrës pa njohur formalitetin e sovranitetit”, tha Wizner për Albanian Post, duke komentuar situatën në lidhje me marrëveshjen në rast se ajo nuk përmban një zgjidhje mbi njohjen reciproke.

Wizner thotë se është e mundur që Kosova dhe Serbia të gjejnë një gjuhë të përbashkët, e cila do t’u lejojë atyre të bëjnë tregti, të menaxhojnë çështjet kulturore, të kryejnë shkëmbime shkencore, transaksione financiare dhe investime, të lejojnë hapjen e rrugëve, si dhe lirinë e lëvizjes.

“Unë besoj se do të ishte e mundur, por nuk mund të jetë nëse Kosova insiston në njohjen e pavarësisë nga Serbia,” tha Wizner.

Wizner është gjithashtu i bindur se Serbia nuk do të lejojë hyrjen e “lehtë” të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Pra, nëse dikush është i gatshëm të pranojë një zgjidhje praktike, ajo mund të gjendet, nëse dikush dëshiron të gjejë sovranitet në OKB, nuk mendoj se zgjidhjet janë të mundshme”, tha Wizner.

Arritja e një marrëveshjeje përfundimtare, tha ai, jo vetëm që do të përfitonin Kosova dhe Serbia, por do të prosperonte gjithë rajonin.

Ai beson se marrëveshja do t’i mundësonte Kosovës dhe Serbisë që “të jetojnë pranë njëra-tjetrës në paqe”.

Wizner thekson se, përkundër faktit se Serbia nuk do ta njihte zyrtarisht Kosovën, “do të mësonte të jetonte me një Kosovë të pavarur”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img