0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Wimbledon 2024, përsëritet finalja e vitit të kaluar – Alcaraz përballë Djokovicit

Carlos Alcaraz dhe Novak Djokovic do të luajnë finalen e madhe të Wimbledon, pasi arritën që të triumfojnë në gjysmëfinalet respektive. Kështu, do të përsëritet edhe një herë tjetër finalja e vitit të shkuar, e cila dhuroi shumë emocione.

Novak Djokovic fitoi 3-0 përballë italianit Lorenzo Musetti. Pavarësisht rezultatit, nuk ishte një ndeshje aspak e lehtë për tenistin serb i cili përballë gjeti rezistencën e 25-vjeçarit italian. Në setin e parë, serbi fitoi 4-6, ndërkohë që në setin e dytë vuajti shumë, teksa fitoi setin me rezultatin 6-7. Në setin e tretë, Djokovic arriti që të tregonte muskujt që në fillim, duke e mbyllur me rezultatin 4-6 e duke kaluar në finale.

Ndërkohë, Carlos Alcaraz arriti që të mundë në gjysmëfinale Daniil Medvedev me rezultatin 3-1 (7-6, 3-6, 4-6 dhe 4-6). Edhe pse tenisti rus arriti që të fitonte setin e parë, në vijim spanjolli arriti të dominonte e të fitonte tre sete radhazi. Pas 36 minutash, Alcaraz arriti që të fitonte 3-6 setin e dytë, duke barazuar rezultatin, ndërkohë që më pas në dy setet pasuese, mori dy fitore me të njëjtin rezultat 4-6.

Pa dyshim, finalja e të dielës do të jetë një duel titanësh ku do të vihen përballë njëri-tjetrit vendi i dytë dhe vendi i tretë i renditjes së përgjithshme të ATP. Nole e ka fituar plot 8 herë Wimbledonin, për herë të fundit në vitin 2022, ndërkohë që 21-vjeçari spanjoll arriti një vit më parë të fitonte titullin e parë dhe të vetëm në këtë kompeticion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img