0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

William Walker: Si e rigjeta dashurinë pas 53 vjetëve?

William Walker me nostalgji ka rrëfyer për ecajaket e dashurisë në jetën e tij.

Në Ora e Pasditës në Klan Kosova, ai e ka treguar një histori të jashtëzakonshme të dashurisë që e kishte përjetuar, njofton Klan Kosova.

”Për të rinjtë e asaj kohe, unë u martova paksa me vonesë”.

”Isha në Santa Monica duke kryer shkollën dhe po punoja për të siguruar të holla. U dashurova në një vajzë në UCLA, ishte nga Hawaii, me prindër nga Filipinet. Ishte valltare havajane. E konsideroja ‘ekzotike”’.

”Me të kaluam disa vite si çift. Duke kaluar nga Kalifornia në shërbimin e jashtëm, u përshëndetëm duke supozuar se do të shiheshim prapë, por më nuk u takuam e as nuk u bashkuam asnjëherë”.

”53 vjet nuk kishim komunikim mes veti. Kur gruaja ime vdiq, më 2009, u mundova ta lokalizoja atë vajzë që e mbaja në mend të re”.

“E telefonova, shkova në Kalifornia, udhëtuam breg më breg dhe ajo mori një shtëpi afër shtëpisë time derisa ndërroi jetë. Ishim më të dashuruar në këto tri vitet e fundit të jetës së saj. Ishim shumë të lumtur. Ishte e çuditshme”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img