Mesfushori i Liverpool, Georginio Wijnaldum pret një duel tejet të fortë në përballjen me Manchester United.
Holandezi është në dijeni se ‘djajtë e kuq’ po kalojnë në formë të jashtëzakonshme që kur Ole Gunnar Solskjaer morri drejtimin e skuadrës.
United janë të pamposhtur në Premierligë që nga momenti kur norvegjezi është vendosur në krye të stolit të skuadrës.
“Mendoj se do të ketë një ndryshim shumë të madh” ka thënë Wijnaldum për reporterët, duke iu referuar sfidës me Man Utd, transmeton prishtinapress.eu
“Që kur trajneri i ri erdhi, situata ka ndryshuar, ata luajnë më mirë dhe kanë fituar shumë ndeshje dhe kjo ka rritur vetëbesimin tek ata” ka thënë tutje holandezi.
Liverpool i nevojitet fitorja me çdo kusht në derbin kundër rivalit jetësor, pasi ata kanë prapa Manchester City që janë të gatshëm të shfrytëzojnë secilin gabim.