-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Wigermark pasi u dekorua me medalje presidenciale: Mënyra më e mirë për ta përfunduar mandatin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të premten në takim lamtumirë shefin e EULEX-it, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, të cilin e ka dekoruar me medalje presidenciale për sundimin e ligjit.

Një ditë më pas, Wigemark ka thënë se ndjehet i nderuar me medaljen, ndërsa ka theksuar se kjo është mënyra më e mirë për ta përfunduar mandatin.

“Jam i nderuar dhe thellësisht i prekur që kam marrë Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas më shumë se tre vjetësh me EULEX-in, kjo është mënyra më e mirë për të përfunduar mandatin tim si Shef i EULEX-it. Faleminderit!”, ka shkruar ai në Twitter.

Misionit të Bashkimit Evropian do t’i zgjatet mandati nga ana e institucioneve të Kosovës deri në qershor të vitit 2025.

Në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian është publikuar vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë për zgjatje të mandatit, fushë veprimtarinë dhe ndarjen e buxhetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img