WhatsApp ka lëshuar një verifikim dy-hapësh për të gjithë përdoruesit, ka njoftuar kompania përmes një përditësimi në ueb-faqen e saj.
Matjet shtesë të sigurisë ju lejojnë që ta mbroni llogarinë tuaj me një kod gjashtë shifror i cili duhet të vendoset në mënyrë që të regjistroni numrin e celularit tuaj në WhatsApp.
Kjo do ta mbrojë llogarinë tuaj nga qasja e paautorizuar, pasi që ofron një shtresë shtesë të sigurisë, transmeton Gazeta Express.
Sapo të vendoset kjo, çdo përpjekje për ta verifikuar numrin e celularit tuaj me WhatsApp do të kërkojë edhe kodin, thotë kompania.
Përdoruesit mund të vendosin gjithashtu edhe një e-mail adresë ‘shpëtimi’, por kjo është opsionale. Nëse e harroni ndonjëherë kodin, ju mund ta riktheni llogarinë duke dërguar një e-mail në adresën tuaj e cila më pas do t’ju lejojë që ta hiqni verifikimin me kod në mënyrë që të hyni në llogarinë tuaj.