1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

WhatsApp prezanton një funksion të ri

Aplikacioni WhatsApp ka prezantuar një funksion të ri të quajtur Channels.

Funksioni i kanaleve sjell një formë të ndryshme komunikimi në aplikacionin e njohur.

Funksioni është krijuar për transmetime nga një në shumë dhe për të qenë një “mënyrë private për të mbajtur gjurmët e asaj që ka rëndësi”. Një kanal mund të krahasohet me një burim në Twitter, por pa të gjitha metrikat dhe përgjigjet që nevojiten. WhatsApp ka vënë re se qeveritë, agjencitë, brendet dhe të tjerët po kërkojnë një vend të ri për t’i ndarë lajmet e tyre të rëndësishme dhe i sheh Kanalet e tij si një zgjidhje.

Në një farë mase, Kanalet janë gjithashtu një mjet për krijuesit, një vend për ata që kanë një audiencë që duan t’u “dërgojnë mesazhe me tekst, foto, klipe, ngjitëse (stickers) dhe sondazhe”. Kompania ka një plan për të ndërtuar një sistem pagese dhe shërbime të tjera të fitimit të parave në kanale. Përdoruesi mund të gjejë kanale duke i kërkuar ato në ëhatsApp ose duke shfletuar në drejtorinë e krijuar rishtazi dhe t’i shohë përditësimet e tyre më të fundit në seksionin Status.

WhatsApp thotë se privatësia është një pjesë kryesore e kësaj përvoje të re, kështu që informacioni i administratorit të kanalit nuk ndahet, ndërsa aplikacioni ruan vetëm 30 ditë historinë e kanalit. Administratorët madje mund t’i çaktivizojnë pamjet e ekranit dhe përcjelljen e përmbajtjes, duke siguruar kështu që ajo që është në kanal të qëndrojë atje. Megjithatë, nuk ka enkriptim nga fundi në fund, kështu që kanalet trajtohen më shumë si mesazhe biznes-me-biznes, të cilat gjithashtu nuk janë plotësisht private. Megjithatë, kompania thotë se janë duke menduar për mënyrat për t’i enkriptuar disa kanale.

Ardhja e Channels ishte e pritshme sepse Telegram prej vitesh ka një funksion të ngjashëm me të njëjtin emër, i cili gjithashtu synon të transmetojë përmbajtje në një mënyrë “një me shumë”. Instagram gjithashtu ka kanalet e veta të transmetimit. Në këtë mënyrë, WhatsApp kthehet shpejt në diçka më shumë se një aplikacion mesazhesh. Më parë prezantoi aftësinë për të lidhur pajisje të shumta me të njëjtën llogari, shtoi sondazhe dhe aftësinë për të bërë blerje, ndryshoi sistemin e Statusit, përmirësimin e bisedave në grup dhe më shumë.

WhatsApp po i merr gjërat ngadalë me Channels, planifikon të lansojë kanale me organizata kryesore globale në Kolumbi dhe Singapor, dhe fillimisht kjo veçori do të jetë e disponueshme vetëm në ato vende. Pas kësaj, ai do të zgjerohet në tregje të tjera në muajt në vijim./Klix.ba

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img