9.2 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

“Western Balkans” ofron 30 bursa ekselence për studentët nga Kosova, kush përfiton

TIRANË– Mundësi të shkëlqyera studimi për studentët nga Kosova! Universiteti Western Balkans në Tiranë ofron 30 bursa ekselence për studentet nga Kosova

Universiteti Western Balkans, me mbështetjen e Grupit të Spitaleve Amerikane dhe Spitalit Hygeia, për vitin akademik 2022-2023 ofron 30 bursa të plota për studentët nga Kosova që kanë mbaruar shkollën e mesme me rezultate të larta dhe regjistrohen në një nga programet në WBU.

Të gjithë studentët nga Kosova që regjistrohen në një nga programet bachelor në WBU dhe që kanë përfunduar shkollën e mesme me mesatare të lartë, apo kanë fituar medalje në olimpiada, konkurse ose kampionate kombëtare apo ndërkombëtare, kanë të drejtë të fitojnë një bursë studimi deri në 100%.

Universiteti “Western Balkans” është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë me fokus të veçantë në mjekësi, shkenca mjekësore, teknologji, ekonomi dhe inovacion.

Ky universitet është themeluar në kuadër të bashkëpunimit midis Grupit të Spitaleve Amerikane dhe “Spitalit Hygeia”, të cilët janë institucione spitalore më të mëdha që operojnë në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri dhe Kosovë.

Për të aplikuar për bursë, kandidatët mjafton të plotësojnë një formular aplikimi online https://wbu.edu.al/scholarship/ ose të kontaktojnë në admissions@wbu.edu.al ose +355 67 60 20 600.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img