West Ham United ka refuzuar ofertën e parë të Interit për Gianluca Scamaccan.
“Nerazzurrët” ofruan 20 milionë euro për sulmuesin italian, plus bonuse, por që u refuzua menjëherë nga klubi anglez, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Interi do të bëjë një ofertë të re në ditët në vijim.
Klubi italian pritet të rikthehet me një ofertë prej afro 25 milionë eurosh.
Mbetet të shihet nëse kjo do të mjaftojë, pasi West Hami po kërkon 30 milionë euro për shitjen e 24-vjeçari
Sa i përket Scamaccas, nuk duket të ketë ndonjë problem, pasi besohet se ai është i etur për të lëvizur.