Arsene Wenger ka zbuluar se është kontrata e re, ajo që nuk po nxjerr më të mirën nga Mesut Ozil.
Trajneri francez ka thënë se mesfushori gjerman e ka krijuar një zonë të qetësisë me kontratën e re, andaj është një gjë e keqe për të.
“Ndjej se vazhdimi i kontratës nuk ka të bëjë asgjë në kushte normale me seleksionimin e ekipit. Shumicën e kohës ne mendojmë që kur nënshkruajmë me një lojtar për pesë vjet, për këtë koha vërtet ta kemi një lojtar të mirë”, ka thënë Wenger, përcjell prishtinapress.eu
“Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht së kështu është edhe në praktikë – pra që ata luajnë në nivelin më të mirë. Kjo mund të jetë sepse e ndjejnë vetën në zonën e rehatisë”, ka shtuar më tej ai.