Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger mendon se transferimi i tij i ri, Granit Xhaka do të jetë një arritje e madhe për ta.
Zvicerani iu bashkua sot stërvitjeve për herë të parë në klubin e Arsenalit, dhe pas largimit të tre mesfushorëve të rëndësishëm, Flamini, Rosicky dhe Arteta, Graniti do të jetë kryesori në mesfushë.
“Ai ka aftësi për të luajtur në pozicione të ndryshme, gjithashtu ai është shumë i mirë në ajër. Ai është një djal i ri, do të presim shumë prej tij”, ka thënë Wenger për kosovarin Granit Xhaka./Indeksonline/