Site icon PrishtinaPress

Wenger: Pogba është lojtar i rebeluar, i padisiplinuar

Arsene Wenger ka dhënë mendimin e tij rreth ndeshjes, Manchester United – PSG.

Arsene Wenger ka zbuluar se çfarë nuk shkoi me Manchester United në humbjen 2 me 0 ndaj PSG-së në përballjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Trajneri francez ishte i ftuar British TV, ku ka dhënë disa konkluzione rreth asaj se çfarë nuk shkoi me skuadrën angleze.

Wenger ka thënë se pika e parë e dështimit të tyre është mos disiplina e Paul Pogbas gjë për të cilën u ndëshkua me kartonin e dytë të verë në ndeshje, ndërsa e radhës ishte, vendosja e keqe e lojtarëve në fushë.

“Pogba është një lojtar fantastik, por nuk ka disiplinë. Ai nuk i ndoqi me gjasë urdhrat e trajnerit, duke e bërë një katrahurë në skemën e tyre”, ka thënë francezi, përcjell prishtinapress.eu

“Problemi tjetër ishte që lojtarët e Manchester United ishin të habitur dhe të humbur në fushë, kjo bëri që ata të mos vendosën mirë në fushë, duke lënë shumë hapësira.”, ka shtuar më tej Wenger.

Exit mobile version