Arsene Wenger e ka përsëritur dëshirën e madhe për të qëndruar në stolin e Arsenalit.
Në konferencë për shtyp, bosi francez hodhi poshtë pyetjet që u lidhën për të ardhmen e tij.
“Nuk dua t’iu përgjigjem këtyre pyetjeve. Jemi bërë bajat, unë kam kontratë dhe do ta respektoj”, ka thënë Wenger i acaruar.
Tifozët “Gunners” nuk janë të kënaqur me punën e Wengerit. Madje pas humbjes kundër Manchester Cityt në finalen “Carabou Cup”, shumë tifozë kanë protestuar dhe janë pro largimit të Wengerit.
Skuadra e Arsenalit ndeshjen e shtyrë kundër Man Cityt në kuadër të Premierligës e zhvillon nesër nga ora 20 e 45.