Site icon PrishtinaPress

Weber: Një ndryshim i qasjes së Perëndimit ndaj Serbisë do të ishte i mirëpritur, por s’po e shohim

Afër 60 politikanë europianë dhe amerikanë kërkuan në korrik qasje më të ekuilibruar të Perëndimit në marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë.

Bodo Weber, analist politik dhe bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Politikave të Demokratizimit në Berlin, tha se ai e sheh letrën si dëshmi se Perëndimi po ndryshon kurs ndaj Serbisë ose Vuçiqit.

“Ky ndryshim do të ishte i mirëpritur, por për fat të keq, ne nuk shohim një kthesë të tillë në horizont. Përkundrazi, letra e disa parlamentarëve perëndimorë tërhoqi vëmendjen e mediave perëndimore, të cilat zakonisht rrallë shkruajnë për rajonin”, tha Weber në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës.

Në letrën e korrikut, ligjvënësit e SHBA-së dhe BE-së kritikuan Vuçiçin për lidhjet e ngushta dhe mbështetjen ndaj Milorad Dodik, presidentit nacionalist të Republika Srpskas në Bosnjë e Hercegovinën fqinje. Dodik është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për “minimin e marrëveshjeve të paqes të Dejtonit”, një marrëveshje e sponsorizuar nga SHBA që i dha fund luftës në Ballkan në vitet 1990.

Një tjetër pengesë për marrëdhëniet më të mira midis Beogradit dhe Perëndimit është qëndrimi pro-rus i shefit të spiunazhit serb Aleksandar Vulin, i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për përfshirje të dyshuar në dërgesat e paligjshme të armëve, trafikun e drogës dhe keqpërdorimin e posteve publike.

Exit mobile version