0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

WBU, bashkëpunim me Universitetin e Kembrixhit

Universiteti Western Balkans po punon nga afër me Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kembrixhit për përgatitjen e kurrikulave dhe programeve mësimore më të avancuara në fushën e mjekësisë.

Cheryl France, Presidente e Grupit të Edukimit Mjekësor të Universitetit të Kembrixhit, në ambientet e Universitetit Western Balkans tregon synimet e bashkëpunimit me WBU. Sipas saj hartimi i kurrikulave është çelësi për të përgatitur mjekë të mire për të ardhmen.

Bashkëpunimi ka të bëjë me të punuarit së bashku për ta bërë WBU shkollën më të mirë mjekësore. Ne do të punojmë së bashku me kurrikulën, zhvillimin dhe trajnimin e stafit dhe të krijojmë një kurrikulë të mirë që studentët të jene të aftë të përmbushin një edukim mjekësor ekselent dhe të të jene të aftë të dalin doktorët me të mire të mundshëm.
Formati i kurrikulës është  shumë i rëndësishëm se ka të bëje me futjen e elementëve të duhur aty. Por jo vetëm kaq, pra edhe stafi të japë informacion të mirë që studentët të bejnë pyetjet e duhura dhe që ata të jenë të aftë të përballen me pacientë me probleme të ndryshme dhe t’i ndihmojnë që ata të behën më mirë.”

Por cilat janë sfidat me të cilat përballen studentët e shkencave mjekësore sot?

“Ka shumë për të mësuar në studimet e mjekësisë, pra të sigurohemi që studentët të marrin informacionet në një mënyre që mund të mësojnë dhe të kenë mundësi të shohin pacientët dhe të punojnë me ta ndërkohë që studiojnë. Duke i pasur këto mundësi do kenë me shumë mundësi të mira në te ardhmen që te gjejnë punë në treg. Pra është shumë mirë të studiosh mjekësi, pasi bota ka nevojë për mjekë.”

France ndalet gjithashtu në një nga fenomenet më shqetësuese atë të largimit të stafeve mjekësore nga vendi. Ajo shpreson që bashkëpunimi me ËBU të sjellë rezultate pozitive sa i takon kësaj çështje.

“Sapo kam vizituar spitalet, ka spitale shumë të mira. Duket si vend shumë i mirë për të punuar. Pjesa kur flasim për kurrikulat, ka të bejë që të sigurojmë që mjekët e sapo dipliomuar dhe mjekët në karrierë të kenë një vend të mirë këtu dhe që duan të punojnë me mjeket e ardhshëm. Është mundësi për ne që te kemi te gjithë nivelet të kenë një interes në mjekësi dhe kjo që të ndihmojë mjekët e ardhshëm që të qëndrojnë këtu. Është shumë e rëndësishme që doktorët të duan të qëndrojnë ketu ne te ardhmen. Shpresoj qe kurrikula qe po punojmë se bashku të ndihmojë me ketë”.

Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Kembrixhit është një nga shkollat avangard në fushën e studimeve mjekësore në të gjithë botën dhe ekspertët e këtij universiteti po punojnë së bashku me stafin akademik të Universitetit Western Balkans për zhvillimin e kurrikulave mësimore në fushën e mjekësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img