0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Washington Post: Si e tradhtoi BE-ja Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian është në prag të krizës së madhe të rrënjosur në institucionet jo kompetente të Brukselit, shkruan Washington Post, duke shtuar se kjo është një histori e “krenarisë dhe tradhtisë, premtimeve të pandërprera dhe qyqarllëkut”, dhe rrëfimi për “triumfin e historisë së mungesës së vullnetit”.

Në prag të zgjedhjeve evropiane, gazeta amerikane në një tekst autorial, kujton se në 16 vjetët e fundit Brukseli u ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, rajonit më të prekshëm dhe më të paqëndrueshëm, se “e ardhmja e Ballkanit është në BE”.Vitin e kaluar, megjithatë, Brukseli e ndryshoi ndjeshëm politikën e tij dhe tërësisht anuloi idenë e zgjerimit të mëtejshëm.

“Nëse Ballkani Perëndimor i shmanget bashkësisë euroatlantike, udhëheqësit evropianë do të duhet të fajësojnë veten. Të zhgënjyera tërësisht nga premtimi i paplotësuar i integrimit, vendet e Ballkanit shpejt do të bëhen të dëshpëruara, por edhe të rrezikshme – veçanërisht për vetë BE-në”, shkruan gazeta, sipas së cilët njëkohësisht nuk është tepër vonë për BE-në që të ndryshojë kursin e saj.

Sipas gazetës, BE duhet të fillojë formalisht negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, dhe të paktën të japë statusin e kandidatit për Bosnje dhe Hercegovinën.

“Kjo për momentin do të stabilizojë anijen dhe detyra që vijon është krijimi i një plani afatgjatë të qëndrueshëm për një rajon që do të përfshijë jo vetëm përkushtim të besueshëm ndaj normave dhe praktikave liberale-demokratike, por edhe pengesë të madhe nga të tilla si Rusia “, thotë ajo.

Thjesht duke u thënë “jo” vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo mund të vlerësohet edhe si një lojë me elektoratin tradicional, por kjo nuk është një strategji, por një krizë e vonuar.

WP shkruan se me afrimin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, zgjerimi është zhdukur nga agjenda dhe se askush nuk ishte i interesuar për vendet tjera që nuk janë anëtare të BE-së – Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria. Premtimi i një “perspektive evropiane” ishte një pjesë integrale e strategjisë së Brukselit për mbajtjen e Ballkanit Perëndimor në rrugën e reformave politike dhe ekonomike dhe për ndalimin e Rusisë, Kinës, Turqisë … si rivalë politikë. Konstatohet se ky veprim nuk mund të vijë në një moment më të keq, pasi vetëm në janar të këtij viti, Shkupi dhe Athina përfunduan mosmarrëveshjen e tyre rreth tri dekada mbi “çështjen e emrit”.

Duke rikujtuar privilegjin e integrimit në anëtarësim të ish-vendeve të Paktit të Varshavës, vihet re se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të njëjta me vendet e Evropës Lindore, anëtarësimi i të cilave në BE ishte precedent.

Ndërsa Evropa Lindore përjetoi dekada regjimesh autoritare, në juglindje të kontinentit ishte nën sundimin e regjimeve moniste për dekada, e pasuar nga një sërë konfliktesh rajonale dhe të brendshme që çuan në humbjen e rreth 150,000 njerëzve në periudhën 1991-2001.

Shkurtimisht, përfundimi ishte se krijimi i shteteve dhe promovimi i demokracisë në Ballkanin Perëndimor ishte i ndjeshëm dhe stabil, dhe ajo që rajoni mori në vend të kësaj ishte një model i pranimit në BE: një program teknikisht rigoroz, por politikisht joefektiv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img