Manchester United nuk është bindur nga cilësitë e Aaron Wan-Bissaka, andaj po kërkon që të shtojë konkurrencën në atë pozitë.
Sipas asaj që raporton 90min, Djajtë e Kuq tashmë kanë dy shënjestra dhe në afatin kalimtar duan ta realizojnë njërën prej tyre.
Anëtari i Rangers, Nathan Patterson dhe ai i Norwichit, Max Aaron, janë dyshja që kanë zgjuar interesimin e Unitedit.
Derisa Wan-Bissaka është zgjedhja e parë, Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të ketë edhe një që e rivalizon në atë pozitë.
Mbrojtësi anglez është kritikuar shpesh për paraqitjet e tij te United, e kjo ka bërë që skuadra të kërkojë një pasues për të.