Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, Wiliam Walker, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duhet të “zgjohet”, pasi, sipas tij, ai e di të vërtetën për atë se çka ka ndodhur gjatë luftës, sidomos në Reçak.
Walker i është përgjigjur sot në një intervistë për televizionin “T7”, presidentit ser Aleksandar Vuçiq, i cili ka deklaruar ‘Walker kishte inskenuar masakrën e Reçakut’.
“Nuk e di se ku bazohet ai. Më duket e çuditshme se si 21 vjet pas flasin ende për mua në Beograd. Në ato mënyra më ka përshkruar edhe Millosheviq. Por, 21 vjet pas, presidenti i Serbisë ende të flasë ashtu… Ai e di të vërtetën që ndodhi Reçak. Besoj se ishte ministër i Informimit apo diçka e tillë në kohën e Millosheviqit. Pra, ai është politikan i llojit të Millosheviqit”, ka thënë Walker.
Më tutje, ai ka ironizuar me Vuçiqin, duke e krahasuar atë me njerëzit që besojnë se toka është e rrafshët.