1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Walker – Kurtit: Duroje presionin, kjo marrëveshje nuk është në interesin e Kosovës

Pritjet janë të mëdha se në takimin e ardhshëm që do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshjen për planin evropian, që ka për synim normalizimin e marrëdhënieve mes dyja shteteve.

E për të siguruar që gjithçka do të shkoj sipas këtij plani, ndërmjetësuesi i këtij procesi Mirosllav Lajçak pritet që së shpejti ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin.

Por, i shqetësuar me këtë marrëveshje po shprehet diplomati i njohur amerikan, William Walker.

Ai shprehet i bindur se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar për Kosovën.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar me këtë propozim të Bashkimit Evropian, e që e ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk mund ta pranoj këtë plan kur po flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë. Unë nuk e shoh që komuniteti serb është i diskriminuar në Kosovë, përkundrazi kanë shumë të drejta, madje kanë edhe ulëse të siguruara në Kuvend. Mendoj se gjërat janë duke shkuar në drejtimin  gabuar dhe kjo nuk është aspak mirë për të ardhmen e Kosovës”, tha Walker për Tëvë1.

Walker, nuk e fsheh zhgënjimin e tij për mënyrën se si Shtetet e Bashkuarat të Amerikës po e mbështesin Bashkimin Evropian në këtë proces.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka edhe një mesazh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Në këtë marrëveshje askund nuk shkruan që Serbia do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj dhe kjo është shumë zhgënjyese. Çështja e pavarësisë duhet të jetë prioritet, e më pas duhet të diskutohet për pikat e tjera. Unë e kuptoj mirë që Kryeministri Kurti është para një presioni të madh nga BE-ja dhe SHBA-ja, siç kanë qenë edhe të tjerët, por kjo marrëveshje për mendimin tim nuk është në interesin e Kosovës. Nëse sot do të flisja me Kurtin, do t’i thosha atij: duroje presionin, sepse me këtë marrëveshje më shumë po ndahet sesa po bashkohet Kosova. Prandaj, jam shumë i zhgënjyer që SHBA-ja po e mbështesin Bashkimin Evropian për këtë propozim”, u shpreh Waler.

Në takimin e fundit në Bruksel, Kryeministri Kurti shprehur gatishmëri për ta nënshkruar propozimin e Bashkimit Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img