Site icon PrishtinaPress

Walker: Kjo çka ka ndodhur me heroin e Kosovës në Francë është turp

Pas saj ka folur ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker. Ai tha se i vjen keq që nuk po mundet të flasë në gjuhën shqipe.

“Haradinaj është një mik i mirë i imi. Ka qenë në ta kaluarën, është sot dhe do të jetë në të ardhmen pa marrë parasysh se çfarë do të ndodh. Kam mbërri mbrëmë vonë, dhe nuk kam përgatitur fjalim, por po flas prej thellësisë së shpirtit. Jam këtu për të shprehur përkrahjen time të plotë për Ramush Haradinaj”, ka thënë Walker.

“Kjo që ka ndodh me heroin e Kosovës në Francë, për mendimin tim është turp”, ka thënë më tej ai.

Exit mobile version