0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Walker: Dallimi mes Kosovës dhe Serbisë është i madh, nuk e di se si ende jeni nën sanksione

Diplomati amerikan në pension dhe ish-ambasadori i misionit të OSBE-së, William Walker ka folur edhe për procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë. Walker ka thënë se bisedimet në mes të dy vendeve janë duke vazhduar për një kohë të gjatë dhe se ka shumë pak progres.

Walker ka thënë se të gjithë e kuptojnë që Kosova dëshiron normalizim të raporteve, por duket që Serbia nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Veterani i diplomacisë amerikane ka thënë se Vuçiq dhe Serbia me refuzimin për ta njohur Kosovën dëshirojnë që ta zvarrisin procesin e negociatave në pafundësi dhe dëshirojnë që ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Kosovës. Walker thotë se duket që Perëndimi po i bën presion Kosovës por jo edhe Serbisë, prandaj shton se s’është shumë optimist për negociatat.

“Ato janë duke u zhvilluar për një kohë të gjatë me shumë pak progres. Dhe përsëri Vuqiç e Serbia dhe refuzimi i tyre për ta njohur Kosovën, e dini, do ta zvarris procesin përgjithmonë. Mendoj që çdo kush e kupton që Kosova dëshiron të normalizojë raportet, dëshiron të bëj paqe në rajon dhe Serbia me sa duket jo. Serbia duket se dëshiron që ta zvarris dhe ta bëj komunitetin ndërkombëtar t’i bëj presion Kosovës, dhe po e bëjnë, por s’duket që po i bëjnë presion të fortë Serbisë. Kështu që s’jam shumë optimist për procesin e negociatave”, ka thënë Walker për Express.

Walker tutje ka thënë se nuk arrin të kuptoj pse Kosova është nën sanksione të BE-së, kur është një shtet demokrat me një demokraci funksionale si çdo shtet në Evropë apo në botë.

Ai tha se nëse do të ndodhte në Kosovë një rast i njëjtë sikur ai me Sanduloviq në Serbi, do të bëheshin hetime dhe përgjegjësi do të dilte para drejtësisë.

Tutje diplomati amerikan ka përmendur edhe proceset politike dhe zgjedhjet, duke thënë se në Kosovë ata që humbin zgjedhjet i lirojnë zyrat. Ai ka thënë se në Serbi, Aleksander Vuçiq, po dëshiron të qëndrojë shumë gjatë në pushtet.

Në fund thotë se dallimi në mes të Kosovës dhe Serbisë është shumë i madh dhe është e pakuptueshme që Kosova është nën sanksione.

“Ju jeni nën sanksione gjë që s’e kuptoj. Kosova është një demokraci funksionale, demokrate si çdo vend në Evropë apo në botë. Sistemi i Drejtësisë funksionon. Nëse dikush do të kapej e do të rrihej nga policia në Kosovë, ajo do të hetohej dhe ata që do ta bënin do të dilnin para drejtësisë. Pra po them që sistemi drejtësisë në Kosovë funksionon, sistemi policisë funksionon, sistemi i votimit funksionon, njerëzit që humbin zgjedhjet largohen nga zyret. Por z. Vuqiç duket që dëshiron që të qëndrojë në pushtet. Dallimi në mes të dy shteteve është tepër i madh. Dhe akoma është Kosova që është sanksione dhe thjesht nuk e kuptoj këtë”, ka përfunduar William Walker.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img