Gjenerata e ardhshme e Polo pritet të debutojë në Frankfurt Motor Show në shtator, por modeli GTI do të arrijë më vonë.
Modeli i ri i VW Polo përdorë motor prej 197 kuaj fuqi, me turbo-mbushje 2.0 litra me katër cilindra, shkruan Auto Express.
Motori 2.0 litra do të jetë një përditësim i motorit ekzistues të Polo GTI’s 1.8 litra me 189 kuaj fuqi dhe 320 Nm për rrotullime momentale.
Me instalimin e një motori më të madh në Polo GTI-n e ri, VW do t’i kundërvihet modelit të fundit të Ford Fiesta ST, i cili ka motor 1.5 litra me tre cilindra, në vend të motorit 1.6 litra me katër cilindra. Versioni i fundit i Fiesta ka 197 kuaj fuqi dhe 290 Nm