Marka spanjolle e makinave Seat, e themeluar në vitin 1950 dhe në pronësi të plotë të Grupit VW që nga viti 1986, nuk do të ekzistojë më nga viti 2030.
Seat Ibiza, Leon, Alhambra & Co. do të zhduken gradualisht nga rrugët.
VW është përqendruar në filialin më të lartë Cupra që është sinonim i Cup Racing, shkruan Indeksonline.
“E ardhmja e Seat është Cupra. Ju nuk mund të përballoni të investoni në të dyja markat dhe Cupra ka qartë mundësi më të mira tregu” ka thënë kryetari i bordit mbikëqyrës të Seat dhe anëtari i bordit të VW Thomas Schäfer në panairin e automjeteve IAA Mobility në Mynih.
Në fakt, Cupra është marka e makinave me rritje më të shpejtë në Evropë.
Sipas gazetës “Bild”, shitjet u rritën me 92.7 për qind nga viti 2021 deri në vitin 2022.