Aktualisht në Kosovë janë dy kandidatë për president të vendit. Këtë post synon ta marr Vjosa Osmani me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Ramush Haradinaj me propozim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Lidhur me këtë çështje Haradinaj është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, ku u diskutua edhe për manipulimet me vorta në listën e kësaj partie.
Haradinaj tha se në zgjedhjet e 14 shkurtit, kjo parti ka pasur një ofertë e që ka qenë ajo e presidentit.
“Nuk po flasim për pozita. Aleanca ka dal në zgjedhje. Ka pasur një ofertë. Nëse dëshiron që dikush të flas me ne jemi të hapur. Ajo që dihet që nuk na e merr askush, opozitë jemi dhe do të jemi në shërbim të vendit”, ka thënë ai.
Haradinaj më tutje bëri të ditur se oferta e AAK-së që ai të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës qëndron ende.
“Kemi dal me ofertë dhe kemi po atë ofertë. Nëse dikush kërkon partneritet me ne, nëse jo atëherë ne i ndihmojnë nga pozicioni i opozitës”, ka thënë ai.
Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar që do të zhvillojë biseda me partitë e tjera për çështjen e presidentit.
Kjo parti synon që Vjosa Osmanin ta bëj presidente të vendit.