Lëvizja Vetëvendosje, partia që udhëheq me Qeverinë e Kosovës, ka publikuar një grafikon, në të cilin ka listuar disa ngjarje në muajin mars.
Sipas VV-së, këto ngjarje janë zhvillime kyçe për Kosovën.
“Marsi me zhvillime kyçe për Republikën!
Fuqizimi i FSK-së; regjistrimi i bizneseve në veri; ndërtimi i rrugëve nacionale dhe të atyre që lidhin fshatrat ndërkufitar me Shqipërinë; investimi në energji të ripërtrishme; kalimi i suksesshëm i hapit të parë drejt Këshillit Evropian, këto ishin disa prej zhvillimeve kyçe gjatë muajit mars në Republikën tonë.” – është theksuar në këtë shkrim të VV-së.