Site icon PrishtinaPress

VV: Tenderi 12 milionë euro i shpallur nga Përparim Rama i dyshimtë dhe favorizues

Grupi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, ka reaguar për tenderin 12 milionë eurosh për këshilla-konsulencë të shpallur nga kryetari Përparim Rama.

Asamblistja Triera Kasumi-Berisha, tha se kryeqyteti ka një listë të gjatë problemesh kronike, por sipas saj, jepet një tender milionësh që është sa 13% e buxhetit vjetor.

“Banorët e këtij qyteti i cili karakterizohet me më së shumti qenë endacakë në rajon, qyteti i cili është mbuluar me mbeturina, ka mungesë të ujit të pijshëm në disa lagje e fshatra, mungesë të ndriçimit publik, mungesë të rrugëve e cilësi të dobët të asfaltit, uzurpim të hapësirave publike e një listë të gjatë me probleme kronike, më emergjente e kanë themelimin e një shërbimi të arkitekti të kryeqytetit i cili Prishtinës i kushton sa 13 për qind e buxhetit të përgjithshëm vjetor”.

Ndërsa Gëzim Sveçla në konferencën për media, tha se kjo kontratë është e dyshimtë, pasi ka kosto tejet të lartë dhe është favorizuese.

Sveçla tha se komuna ka shumë probleme të tjera të cilat janë më emergjente.

“Veprime abuzive siç është rasti me tenderin për konsulencë, nuk është që se kemi pritur, por jo kaq shpejt. Pra, ka keqmenaxhim dhe rezultate zero nga kryetari Rama. Janë bërë tetë muaj, për këtë periudhë dhe lajmi më i mirë është se kryetari Rama ka mbaruar mandatin 20 për qind. Kryetari Rama nuk ka as vizion dhe vullnet për t’i zgjidhur problemet e shumta të qytetarëve të Prishtinës, pra asgjë nga premtimet e dhëna nuk kanë nis të zbatohen”, tha ai.

Exit mobile version