8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

VV pyeti se çka ka, ça s’ka, ua numëron Kica-Xhelili

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pas videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje ku pyesnin se “Çka ka çka s’ka?” ku akuzonin sih qeveritarët për korrupsion e nepotizëm.

Ajo u është përgjigjur duke ju thënë se “ka vjedhje të mostrave të rastit të Astrit Deharit”.

“Ministrja e Drejtësisë, e NJËJTA që para një kohe për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë tha “Jap dorëheqje në momentin që gjeni përgjegjësi individuale apo të tërthortë”, sot shfajësohet”, shkroi ajo në Facebook.

“Ministrja, tha, janë fshirë xhirimet nga kamerat. Pse, sa kohë të qenka dashur ta kuptosh që të janë vjedhur mostrat? Pra çka ka? Ka papërgjegjësi, dhunë morale e etike e keqpërdorim brutal të rasteve individuale që kanë prekur e vazhdojnë të prekin emocionet më të thella e brishta njerëzore për diskurse të gërditshme politike”.

Mes tjerash, ajo akuzoi pushtetin për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Ka gjykim PUBLIK nga Kryeministri i Kosovës dhe akterë tjerë në qeveri të rastit të fundit në Shtërpcë. Gjykim publik të një pjesëtari të FSK-së pa u zbardhur rasti nga drejtësia. E çka ndodh nëse i dyshuari del të jetë viktimë e një sulmi të planifikuar e vetmbrojtje? Me gjasë e përmbyllin me një fotografi me lavde e kushtime fiktive”.

“Çka ka çka s’ka? Paaftësi e kamuflim të saj. E halli, ku? Ku nuk mban më”, përfundoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img