Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar 18-vjetorin e themelimit.
Në ceremoninë festive, ka marrë pjesë edhe kryetari i saj dhe kryeministri aktual, Albin Kurti si dhe pjesëtarë e aktivistë të partisë.
“Festimi i 18 vjetorit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Lëvizja jonë sot i mbushi 18 vjet. Jemi rritur dhe po vazhdojmë të shënojmë suksese”, thuhet në një njoftim të shkurtër të VV-së.
Gjithashtu, tutje thuhet se e gjithë kjo është arritur falë punës së vazhdueshme e të palodhur të aktivistëve dhe anëtarëve brenda dhe jashtë vendit.
“Jemi ende të rinj, puna jonë nuk ka përfunduar dhe kemi shumë punë përpara”, thuhet në fund.