Site icon PrishtinaPress

VV kërkon para nga qytetarët për mbrojtje të Republikës, ndërsa në depo mban arsenal armësh (Foto/Video)

Partia Vetëvendosje, duke pretenduar se është në krizë financiare, para 6 muajsh kishe shtyrë zyrtarët e lartë që përmes një videoje të kërkonin para nga qytetar dhe biznese të ndryshme për financimin e protestave dhe aksioneve në mbrojtje të republikës.
Vetë kryetari i këtij subjekti politik, Visar Ymeri kishe kërkuar financim për siç thoshte ai, vazhdimin e aktiviteteve për të mirën e Kosovës.
Gjithashtu thirrja për financim nuk kishe munguar as nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Sipas tyre Vetëvendosja kërkon ndihme sepse nuk kishe më kapacitete financiare për të vazhduar aktivitetin kundërshtues për çështjet madhore të vendit dhe për mbrojtjen e republikës.
Ndërsa hiq më larg se sot, Policia e Kosovës në depon e këtij subjekti politik, ka gjetur dhe konfiskuar një arsenal të mjeteve shpërthyese, si koktej molotovi, material zjarr vënës, çekiaça, shufra të hekurit dhe gjësende të ndryshme, të cilat sipas policisë mund të përdorën edhe për ndonjë sulm terrorist.
Ndërsa dy ditë para protestës së 1 shtatorit, gjithashtu policia arrestoi 6 aktivist të vetëvendosjes, ku iu gjetën armatim të ndryshëm, dy kallashnikov një snajper, 3 revole, bomba dore, dhe një sasi municioni mbi 400 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj, ka pranuar se garazhet në të cilat Policia gjeti të martën 50 çanta me mjete të dyshimta dhe të rrezikshme VV i ka marrë me qira. Kjo nuk është hera e parë kur në objekte të këtij subjekte është gjetur arsenal i rrezikshëm.
Molliqaj në vend se të shqetësohet për rrezikshmërinë e mjeteve të gjetura, të martën mbrëma në ‘Zona e Debatit’ ankohej për gjoja se nuk u njoftuan nga Policia për bastisje.
“Sa i përket molotovëve, mbrëmë në ora 12:00 të natës Policia e Kosovës i ka rretheku ato hapësira e nuk e ka thirrë asnjë zyrtarë të Vetëvendosjes. As mbarmë as sot.  Je i obligumë me ligj, këqyri ligjet, që nëse donë me bastisë një vend me thirrë pronarin e atij objekti dhe me hi bastisjen me ba me ta”, deklaroi Molliqaj.
“Bastisja është bë pa VV”, ankohej sërish ai. Ndërkohë i pyetur nga Xhavit Haliti i PDK-së që ishte pjesë e debatit nëse me të vërtetë ato hapësira shfrytëzohen nga LVV, Molliqaj sërish pohoj
 

 
“Po, po, na e kemi në shfrytëzim një pjesë. Kemi kontratë. Gjithçka është ligjore”, tha ai.
Ndërsa ditën kur u arrestuan 6 aktivistë të kësaj partie, zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes arsyetoheshin për armër që iu ishin gjetur, duke thënë se në Kosovë qarkullojnë mbi 200 mijë armë./Indeksonline/



 
Videot e më poshtme tregojnë se si Vetëvendosje, kërkonte para nga qytetarët:
Videoja tjetër tregon se çka u gjet objektin e kësaj partie:

Exit mobile version