14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

VV-ja në Prizren e akuzon Totjan se e lejoi kundërligjshëm rrënimin e një objekti me status të mbrojtjes së përhershme

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, e ka akuzuar kryetarin e këtij qyteti, Shaqir Totja, për rrënimin objektit të ish-Farmakosit.

Sipas VV-së në Prizren, rrënimi i këtij objekti u bë në mënyrë joligjore dhe sipas tyre, u bë për t’i dhënë leje ndërtimore një biznesi privat për ndërtimin e kompleksit banesor.

“Saktësisht në hapësirat e tashmë ish – Farmakosit të rrënuar, që sipas IKMM-së është aset me status të mbrojtjes së përhershme nga muaji mars i vitit 2024. Për këtë, IKMM ka njoftuar se nuk ka dhënë pëlqim për rrënimin e objektit të ish-Farmakosit”.

“Ish-Farmakosi konsiderohej aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, për këtë arsye e kishte fituar edhe statusin e mbrojtjes së përhershme, si vlerë e trashëgimisë kulturore në Komunën e Prizrenit”, thuhet në reagimin e VV-së në Prizren.

Më tej, VV-ja e akuzoi Totjan se ishte i vetdijshëm për shkeljet ligjore, mirëpo sipas tyre, rrënimi u bë për interesa të ngushta.

“Për këtë krim shumë të kryetarit Totaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme ligjore për këtë degradim e poshtërim që i është bërë trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit”, thuhet në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img