1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

VV-ja në Podujevë i “pajton” asamblistët që u rrahën

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka reaguar pas rrahjes që patën dy asamblistë të kësaj partie në këtë komunë.

VV-ja në Podujevë tha se sot në mbledhjen e kryesisë së qendrës dhe grupin e këshilltarëve komunal u diskutua siç e quajtën ata, incidenti që ndodhi sot, dhe se problemi u tejkalua.

“Pas trajtimit të rastit dhe ballafaqimit me këtë situatë të krijuar, problemi dhe secila mosmarrëveshje u tejkalua”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Tutje, VV në Podujevë thotë se shprehin keqardhje për situatën e pakëndshme që ka ndodhur, dhe shqetësimet e krijuara tek anëtarësia e saj në Podujevë.

Kujtojmë se sot përpara objektit të komunës së Podujevës, asamblistët Artrit Mulliqi dhe Ragip Fetahu janë rrahu mes vete, ku të njëjtit më pas janë shoqëruar në polici./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img