2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

VV-ja lëshon mbledhjen, dështon votimi i Buxhetit të Prishtinës për vitin 2025

Kuvendi Komunal i Prishtinës ndonëse në seanca të jashtëzakonshme, në mungesë të kuorumit ka dështuar ta votojë buxhetin komunal.

Seanca nisi me 27 asambleistë. Nora Kelmendi në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se në këtë buxhet nuk ka vizion dhe është bërë sa për sy e faqe.

Jeta Rafuna, shefe e grupit të asamblistëve të LDK-së, u shpreh se buxheti është themeli i të gjitha projekteve për vitin e ardhshëm, ndërsa iu bëri thirrje partive opozitare mos ta bllokojnë këtë proces.

Bahri Gashi nga AAK tha se ky buxhet ka mangësi por si AAK do ta përkrahim.

Mbështetje për buxhetin dhanë edhe AKR dhe Nisma.

Ndërsa, anëtarët e PDK-së, nuk morën pjesë në këtë mbledhje.

Seancën e Kuvendit komunal të Kosovës e lëshuan asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img