Site icon PrishtinaPress

VV-ja, “Guxo” dhe “Alternativa”, s’arrijnë të procedojnë koalicionin e tyre në KQZ

Vetëvendosje, Partia Guxo, dhe Partia Alternativa, s’kanë arritur të procedojnë koalicionin e tyre në KQZ.

Në komunikatën e përbashkët thuhet se kjo s’u realizua për shkak të afatit të shkurtër ligjor dhe pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare, përcjell Klankosova.tv.

“Ne jemi duke punuar intensivisht në hartimin e programit, me të cilin do të shpalosim së bashku ofertën tonë për qytetarët në zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet tutje aty.

“Së bashku synojmë që me votën e qytetarëve të vazhdojmë partneritetin në qeverisjen e ardhshme si dhe punët e mira për Republikën e Kosovës”.

Exit mobile version