Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë këtë të mërkurë ka zhvilluar një aksion në një vjetorin e marrjes së mandatit nga kryetari, Përparim Rama.
Përmes ekspozimit të disa banerëve Vetëvendosje ka kritikuar punën njëvjeçare të kryetarit Rama, duke ia publikuar edhe dështimet që sipas tyre e kanë karakterizuar këtë vit të qeverisjes.
Në ora 12:00 do të mbahet edhe konferenca për media në lidhje me këtë organizim./Prishtinapress/