Site icon PrishtinaPress

VV ia beson çështjen e librave Jahja Kokajt, ky tregon pse nuk morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka marrë fjalën që të flasë për çështjen e teksteve shkollore në konferencën e ftuar nga VV-ja.

Në konferencë, VV-ja ka arsyetuar mos-pjesëmarrjen në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita për çështjen e teksteve shkollore, duke thënë se nuk kanë marrë ende rezultate nga situata në terren.

Fjalën më pas e ka marrë deputeti Kokaj, i cili e ka “pështjelluar” çështjen e teksteve mësimore, duke akuzuar shtëpitë botuese për abuzim me çmime.

“Unë dëgjova në Tiranë që një libër ishte 2.2 euro, nuk e di si quhej tituli i librit, kurse në Kosovë 6.3 euro. Shto këtu edhe faktin që përveç tekstit bazë ekziston edhe një ndajshtesë që quhet fletore pune, ato plus kanë një kosto të veçantë. Konsideroj që ka qenë e nevojshme që të bëjë një hap të reformimit, të organizimit të këtillë dhe se ky është hapi i pare. Se njeriu plaket duke nxënë. Edhe ky i kësaj ministrie ka një gabim të caktuar, por në qoftë se kuantifikohet gabimi, defundohet. Jemi koshient që gjithmonë ekzistojnë gabimet por jo me nihilizëm të sjellemi…”, ka deklaruar Kokaj.

“Unë kisha me e folë një kritikë tjetër: Fakti që tekstet konsideroj që janë të dobta. Janë numër shumë I madh të tyre, respekt  për disa, në kuptimin shkencor e pedagogjik edhe gjithësor. Prandaj, në këtë aspekt duhet të mendojmë që autorët të jenë më kompetencë. Për t’i dhënë dikuj dritë vetë burimi duhet të shkëlqejë”, deklaroi më tej ai.

Ai nuk ka lënë pa përdorur edhe fjalë të urta për ta përshkruar situatën e shkaktuar.

“Në qoftë se ngjitet gabim për ta shëruar atë këmbë së pari duhet të rithehet ajo dhe të ngjitet për së mbari”, deklaroi më tej Koka.

Exit mobile version