Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim në sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Sipas njoftimit, në këtë tubim ka përfunduar prezantimi i punëve të bëra për katër vite qeverisjes.
Në fund të njoftimit nga VV-ja u tha se fushatën zgjedhore do ta hapin në Gjakovë.
“Dhe, kështu, përfundoi prezantimi i punëve të mira që i kemi bërë për këto katër vite. Në Prishtinë, në Salla e Kuqe të stërmbushur, po e mbarojmë turneun nëpër disa Komuna. Nga nesër, fillojmë me tubimet e mëdha. Fushatën e hapim në Gjakovë.” – thuhet në njoftim.