Lëvizja “Vetëvendosje” ka paraqitur një propozim që të hartohet një platformë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca, në një konferencë për media, ka thënë se partitë parlamentare duhet të bashkohen dhe ta nisin hartimin e kësaj çështje.
Sipas tij, presidenti Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur që duhet t’i udhëheq bisedimet në Bruksel. Madje, Konjufca ka parlamëruar se Vetëvendosja do t’ia bëjë një padi Thaçit lidhur me politikat e jashtme, shkruan Indeksonline
“Ai s’ka të drejtë të bisedojë për një marrëveshje ndërshtetërore. Shumë shpejt do të përballet me një padi, sa i përket shkeljes se kompetencave kushtetuese. VV si gjithë opozita është në pozicionin e qartë se është njeri kredibil për me qenë në krye të negociatave me Serbinë. Kur një njeri s’ka vija të kuqe me Serbinë, ne mendojmë se ky person veç rreziqe mund t’i sjellë vendit. Dialogu t’ia rikthejmë parlamentit dhe ta mandatojë një grup dhe ta hartojë një platformë e cila do të ketë vija të kuqe, të panegociueshme; … shkëmbim territoresh apo gjëra të tjera të rrezikshme”, është shprehur ai.
Më tej, Konjufca ka përmendur disa prej veprimeve që kishte bërë Thaçi para marrëveshjes së bisedimeve.
“Sikurse e ka bërë marrëveshjen me demarkacionin, mund të sjellë edhe me bisedimet me Serbinë. Qëllimi i tij do të jetë që ai ta bëjë marrëveshjen dhe pastaj ndërkombëtarët t’i bindin deputetët që të bëhen 80 vota për ta votuar pastaj Kuvendi. Nisma … mund të krijohet një mazhorancë që të votohet një platformë e vijave të kuqe në këtë kohë kur presidenti po ia hekë vijat e kuqe Serbisë”, ka deklaruar ai.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1656033827827624/