-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

VV e quan të dështuar Ramën – Sveçla thotë se janë pro zgjerimit të shesheve, por kërkon zgjidhje tjera

Shef i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, në një intervistë, e ka cilësuar të dështuar qeverisjen njëvjeçare të kryetarit Përparim Rama.

Kjo ngase sipas tij, Rama nuk ka përmbushur asnjë premtim elektoral dhe se investimet kapitale në Komunën e Prishtinës janë më të ulëtat ndonjëherë.

Madje ai thotë se shumë vendime të cilat janë marrë në Kuvendin Komunal të Prishtinë janë shpallur të paligjshme nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Realisht tashmë janë bërë një vit me 7 dhjetor prej që Qeverisja e re me në krye me Përparim Ramën morën pushtetin në Komunën e Prishtinës. Ne mendojmë që ky është një vit i humbur për Prishtinën. Kur po them që është një vit i humbur për Prishtinën e kam fjalën kryesisht te mospërmbushja e premtimeve dhe atyre të cilat i ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore e me të cilat realisht edhe e ka fituar besimin e qytetarëve të Prishtinës. Kemi vitin kur investimet kapitale në Komunën e Prishtinës janë më të ulëtat që janë shënuar ndonjëherë, ndërsa në rang vendi më keq se Prishtina qëndron komuna e Fushë-Kosovës. Kemi suficit të madh buxhetor, do të thotë e tëra çfarë mund të themi për këtë vit se ka qenë një vit kur janë bërë disa punë të cilat janë përshkrim i detyrave, d.m.th drejtorit i kanë kryer punët të cilat edhe ashtu i kanë të parapara me ligj, ndërkohë që anën tjetër mungojnë investimet kapitale, mungojnë projektet e mëdha”.

“Kemi shumë vendime të cilat janë marrë në Kuvendin Komunal të Prishtinë dhe të cilat janë shpallur të paligjshme nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, d.m.th kemi mungesë të ligjshmërisë. për një vit Kryetari Rama dhe qeverisja e re nuk arritën të krijojnë stabilite, zhvillim çfarë ka ndodhur”.

Punësimet partiake nga ana e qeverisjes së LDK-së, sipas tij, kanë qenë evidente. Ai ka sqaruar se tre kryeshef ekzekutiv të ndërmarrjeve publike janë zyrtarë ose ish-zyrtarë të LDK-së, duke përfshirë edhe punësimet e militantëve në drejtori dhe dikastere tjera të komunës

Sveçla shprehet i bindur se Rama nuk ka arritur që ta largojë politikën nga ndërmarrjet komunale.

“Po ka pasur punësime partiake, ka pasur emërime partiake që vijnë në kundërshtim me atë çfarë ka deklaruar zoti Rama gjatë fushatës zgjedhore ku ka thënë që ka kaluar koha e personave partiakë në ndërmarrje publike, në fakt ka ndodhur e kundërta, tre kryeshef ekzekutiv të ndërmarrjeve publike komunale janë zyrtarë ose ish-zyrtarë të lartë të subjektit Lidhja Demokratike e Kosovës. Zoti Rama nuk ka arritur që ta largojë politikën nga ndërmarrjet komunale. Njëjtë ka ndodhur edhe në drejtori dhe dikastere tjera të komunës, kemi punësime të militantëve partiakë të LDK-së dhe PDK-së përmes konsonancave të ndryshme. Me një fjalë po lirisht mund të themi se në Komunën e Prishtinës po ndodhin punësime partiake”.

Ndërkaq për testimin e unazës, Sveçla thotë se nuk funksionon në mënyrë se si është duke u bërë nga Komuna.

Ai thotë se janë pro zgjerimit të shesheve, mirëpo duke krijuar edhe rrugë alternative ku do të zhvillohej komunikacioni, raporton EO.

“Po testimi i rrugës njëkahëshe u dëshmua në dy testimet e para që nuk po funksionon diçka. Pastaj ndodhi diçka ai testimi i tretë gjatë ditëve të punës mirëpo që fatkeqësisht ndodhi në të njëjtat kondita në të njëjtat kushte pa ndryshuar asgjë nga dy testimet paraprake, dhe çfarë rezultoi ajo e premte ishte dita më e ngarkuar një Prishtinë. Ndërkohë që sa i përket sheshit ne si Lëvizje Vetëvendosje parimisht nuk jemi kundër shesheve dhe nuk jemi krijimit të hapësirave të reja për këmbësorë. Përkundrazi e favorizojmë këtë ide, mirëpo paralel me krijimin e shesheve duhet krijuar edhe rrugë alternative ku do të zhvillohet komunikacioni”.

“Çfarë ka ndodhur në këtë rast. Zoti Rama e ka bllokuar një rrugë, rrugën Xhorxh Bush për komunikacion dhe i tërë komunikacioni është drejtuar tani më në rrugët e tjera ku po krijohen kolona të gjata e si pasojë e këtyre kolonave po krijohen pritje, ndotja e ajrit është më e madhe për shkak se është zgjatur kohëzgjatja e arritjes prej një destinacioni në destinacionin tjetër dhe siç po shihet këto ditë lirisht mund të themi se Prishtina është jo funksionale”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img