Site icon PrishtinaPress

VV e bën punë të kryer: Albin Kurti Kryeministri i Qeverisë Kurti 3

Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës, sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Ky subjekt politik, rezultatin e 9 shkurtit që nga tani e ka “bërë punë të kryer”, pasi thonë se LVV do t’i fitojë ato.

“Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministri i Republikës së Kosovës, është kandidati, i nominuari, është Kryeministri i Qeverisë Kurti 3 që do të jetësohet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Urime”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Albin Kurti ka qeverisur në mandatin e dytë që nga marsi i vitit 2021.

Opozita në Kosovë thotë se qeverisja e tij ka dështuar në të gjitha sferat – duke theksuar gjendjen ekonomike në vend.

Por, Qeveria thotë se ka rritje ekonomike – teksa opozita kritikon se po manipulon me shifra, pasi qyteterët jetojnë më keq.

Exit mobile version