7.7 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

VV deponon nënshkrime për mbledhje të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se grupi i këshilltarëve komunalë të kësaj partie ka deponuar nënshkrimet për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit.

VV ka thënë se nuk do të propozojnë asnjë asamblist për kryesues të kuvendit komunal, teksa u kanë bërë thirrje të gjithë këshilltarëve komunalë nga të gjitha subjektet politike që të marrin pjesë në mbledhjen e thirrur.

“Në një situatë të tillë, duke qenë grupi më i madhë në kuvendin komunal, dhe duke e ditur përgjegjësinë e përfaqësimit të qytetarëve të Prishtinës si dhe nevojën për lëvizjen e proceseve përpara, grupi ynë i këshilltarëve komunal ka deponuar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me pikën e vetme të rendit të ditës: Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit. Me qëllim të zhbllokimit të gjendjes së krijuar dhe të kthimit të normalitetit e funksionalitetit në kuvend, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prishtinë njofton opinionin publik se nuk do të propozojmë ndonjë asambleist të grupit tonë për kryesues të kuvendit komunal, përkundër faktit që jemi partia e parë në Kryeqytet”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Pëllumb Bajqinovci është shkarkuar nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, në seancën e jashtëzakonshme më 27 shkurt, pasi LDK dhe PDK prishi koalicionin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img