Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar sot në me titull “Shuhet Vetëvendosje në Drenas, kalon në PDK” lajm ky i cili ka për bazë një njoftim të publikuar në rrjetin social “Facebook” nga ana e anëtarit të PDK-së, Arben Gecajt.
Sipas Shkodran Hotit, zyrtar për media në Vetëvendosje, deklarimet e Gecajt, janë janë përplot urrejtje dhe mllef, e here-herë janë në kufi fashizmin.
“Deklarimet e Gecajt ndaj VV’së janë përplot urrejtje dhe mllef, e here-herë janë në kufi fashizmin. Kjo do të ishte problematike edhe më shumë në qoftë se Gecaj merret plotësisht në rregull sa i përket gjendjes së tij mendore. Por, preokupimi i tij i vazhdueshëm me VV’në që prej se kjo e fundit e ka përjashtuar, lë të kuptohet se ai nuk është në gjendjen më të mire psiqike, prandaj ftoj mediet që të bëjnë kujdes në raport me çfarëdo informacioni që plasohet nga ky person”, ka thënë Hoti.
Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë:
Reagim ndaj lajmit “Shuhet Vetëvendosje në Drenas, kalon në PDK”, te publikauar ne Blic.
Duhet ta keni parasysh që Gecaj, prej se është përjashtuar nga VV’ja, e vetmja punë që ka bërë ka qenë sulmi ndaj VV’së, në gjitha format, me statuse në facebook e me propagandë tjetër. Ai pasi u përjashtua nga VV’ja, së bashku me të përjashtuaren tjetër, Ajnishahe Halimin dhe 3-4 veta të tjerë deklaronin se prapa tyre në Fraksion + është gjysma e VV’së. Më pas, duke vazhduar dërdëllitjen ndaj VV’së, në një moment vendosi që me Fraksion + e përberë prej 5-6 anëtarëve të kalojnë në PDK, në partinë të cilën në vazhdimësi para se të përjashtohej nga VV’ja e konsideronte kriminale.
Tani, Gecaj ne emër të PDK’së, del e shpifë kinse 13 pika tona kanë kaluar në PDK, një gjë që është krejtësisht e pavërtetë, pasi që strukturat tona në Drenas janë më të konsioliduara se kurrë. Por, Gecaj sikurse edhe PDK, po e shfrytëzon bojkotimin e këtyre zgjedhje nga ana jonë për shkak se thjesht nuk kemi dashur të përfitojmë politikisht nga një process gjyqësor i padrejtë që i është bërë ish kryetarit, Demaku. Por, ne kemi deklaruar se nuk e mbështesim asnjë kandidat. Sidoqoftë, gjithë këtë mund të mos e kuptojë e besojë Gecaj, e as PDK, ngase është e pamundur që këtë ta bëjnë ata që i kanë shkelur vlerat e luftës.Asnje pikë e VV’së në Drenas dhe askund tjetër nuk ka kaluar ne PDK.
Duhet rikujtuar edhe një gjë: Deklarimet e Gecajt ndaj VV’së janë përplot urrejtje dhe mllef, e here-herë janë në kufi fashizmin. Kjo do të ishte problematike edhe më shumë në qoftë se Gecaj merret plotësisht në rregull sa i përket gjendjes së tij mendore. Por, preokupimi i tij i vazhdueshëm me VV’në që prej se kjo e fundit e ka përjashtuar, lë të kuptohet se ai nuk është në gjendjen më të mire psiqike, prandaj ftoj mediet që të bëjnë kujdes në raport me çfarëdo informacioni që plasohet nga ky person.