Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka arsyetuar pjesëmarrjen e Konjufcës në këtë vizitë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo vizitë nuk është lobim por aktivitet në kuadër të diplomacisë parlamentare që Kuvendi e ka bërë gjithmonë dhe në këto aktivitete VV merr pjesë zakonisht.
Më tej ajo ka shtuar se ky nuk është delegacion i Veselit, por i Kuvendit të Kosovës.
Ky është postimi i tij:
Në fakt, ky nuk është turi lobues i Veselit
Liberalizimi i vizave nuk bëhet me vizita. Ky proces bëhet me sundim të ligjit nga brenda, lufte kundër korrupsionit e zhvillim ekonomik.
Kjo vizite nuk është lobim por aktivitet në kuadër të diplomacisë parlamentare që Kuvendi e ka bërë gjithmonë dhe ku LV merr pjesë zakonisht.
Ky nuk është delegacion i Kadriut. Por delegacion i Kuvendit. Fakti që në krye të këtij delegacioni është Kadri Veseli është më pak fyes sesa fakti qe ai është kryetar i Kuvendit dhe na i udhëheq punimet e Kuvendit çdo seance ku ne marrim pjesë.
LDK – ja e cila na ka lodhur per liberalizim te vizave tash po mundohet të shënojë poena të ulët politike. LDK- ja bashkë me Kadri Veselin na patën lodhë për liberalizim duke i mbledhur votat për demarkacion. Është e gërditshme kjo përpjekje për viza duke dhënë territor së bashku e tash kishe po kritikohemi mes vete.
Në Vjenë po udhëton edhe një delegacion i madh i qeverisë që kanë një aktivitet tjetër ekonomik. Mediat i kanë përzjer me qëllim duke thënë “delegacioni 30 anëtarësh i Kadrisë për vizat”. Kjo është tendencioze pa e amnistuar mungesën e kredibilitetit të Kadri Veselit për ta përfaqësuar Kosovën në çfarëdo rrethane.