Site icon PrishtinaPress

VV: Ahmeti po heq dorë nga programi dhe votuesit, është rritur edhe numri i ndërtimeve pa leje

Komuna e Prishtinës ka mungesë të transparencës, kanë thënë sot zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një konference për media që e kanë mbajtur para objektit të komunës së Prishtinës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba tha se ndryshimet e sjella në Prishtinë gjatë mandatit të parë të Shpend Ahmetit  kanë qenë të dukshme dhe sipas tij Shpend Ahmeti gjatë këtij mandati po heq dorë nga programi dhe nga votuesit.Sipas tij me këtë qasje është zvogëluar transparenca ndaj qytetarëve. Kurse, Arbër Vokrri asamblist i VV në komunën e Prishtinës tha se tani në komunën e Prishtinës është rritur numri i ndërtimeve pa leje.

Sipas tij që nga muaji maj nuk është bërë publike asnjë leje ndërtimi.

“Në komunën e Prishtinës po ndërtohet pa leje, po përmendim vetëm një shembull të investitorit ‘Albi Comerc’ për ndryshim pa leje. Ne jemi duke marr informata nga qytetarë për ndërtime pa leje në Prishtinë. Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të raportojnë për raste të caktuara”, tha Vokrri.

Exit mobile version