Site icon PrishtinaPress

Vushtrriasin e zë sherri në mes të rrugës, një person e godet me furgon dhe tenton ta sulmojë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Vushtrri, pasi që i njëjti dyshohet t’i ketë shkaktuar probleme një qytetari i cili ishte duke lëvizur me veturën e tij në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’.

36-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi që sipas tij gjatë kohës që ishte duke drejtuar veturën e tij, një person mbrapa tij që po voziste një furgon e ka ndjekur e më pas e ka goditur.

I dyshuari më pas dyshohet të ketë dalë nga furgoni i tij dhe është afruar te vetura e viktimës ku ka tentuar ta sulmojë.

Nga frika, 36-vjeçari është larguar me shpejtësi dhe është drejtuar tek organet e rendit për të denoncuar rastin.

Njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 31-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’ dhe ‘Sulm’./PrishtinaPress/

Exit mobile version